
Një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë zbulon se shuplaka do të shkaktojë sjellje agresive, ndryshime në tru, abuzim me substanca dhe sjellje vetëvrasëse në adoleshencë, trasnmeton Gazeta Metro.
Grupi i pediatrëve ka nxjerrë një paralajmërim për prindërit duke i këshilluar që të mos godasin fëmijët pasi do i shkaktojnë dëmtime serioze në tru.
Ndërkohë që prindërit besojnë se shuplakat shkaktojnë përmirësime në sjellje, studimet tregojnë se nuk është aspak efektiv. Sugjerohet që ndëshkimi i fëmijëve të bëhet me vendosje rregulli dhe reduktim qëndrimi para ekranit.
“Megjithëse shumë fëmijë që janë rrahur janë bërë adoleshentë të shëndetshëm e të lumtur, dëshmitë thonë se shuplaka nuk është e nevojshme dhe rezulton në dëmtime afatgjata”, tregoi studimi.
Akademia gjithashtu paralajmëron që prindërit duhet të heqin dorë edhe nga abuzimet verbale që përfshijnë ofendimin e fëmijëve, pasi mund t’i shkaktojnë depresion.