
Një banor 59-vjeçar i Bernës është gjobitur, pasi ka hequr folenë e sorrës nga një pemë, në mënyrë të paligjshme. Për të dënuarin është e qartë se ai lëndën do ta dërgojë në instanca më të larta.
Gjykata rajonale e Bern-Mittelland të martën e ka dënuar një banor 59-vjeçar nga Berna, pasi në muajin mars të vitit të kaluar, në mënyrë të paligjshme e ka hequr nga pema folenë e sorrave. Pas dëgjimit të vendimit, i gjobituri ka deklaruar se rastin do ta dërgojë në Gjykatën e lartë: “Kjo është një qind për qind e sigurt”, ka deklaruar ai për mediat zvixcerane.
Paraprakisht, gjykatësja Andrea Gysi personin e kishte dënuar me një gjobë të kushtëzuar prej 20 normave ditore me nga 100 franga. Ajo kishte ardhur në përfundim se personi e kishte hequr folenë pa kontaktuar zyrën përkatëse komunale.
Sikurse i akuzuari, po ashtu edhe dëshmitari kanë thënë se atë ditë, në fole nuk ka pasur sorra apo vezë dhe se i pandehuri e kishte hequr folenë e zbrazët nga viti i kaluar. Foletë e reja që kanë qenë në ndërtim e sipër, ai nuk i ka prekur. Pra, nuk mund të bëhet fjalë se ai i ka penguar nëndonjë mënyrë sorrat. Për shkak se “sorrat nuk i çelin vezët në fole të pandërtuara”.albinfo.