E rrethuar me para Ana Kabashi uron Kurban Bajramin

Ana Kabashi ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Sot gjithë myslimanët festojnë ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.

Deri më tani nuk ka qenë një numër i vogël që ka uruar këtë festë, dhe kësaj liste i është shtuar edhe urimi që ka bërë këngëtarja Ana Kabashi përmes Instagramit.

“Urime Kurban Bajrami, ishalla Zoti ju sjell shnet e shumë shumë lumturi” ishin fjalët e artistes, e cila përkundër faktit që sot është festë përsëri do jetë e angazhuar me koncerte.