Elvana Gjata nuk di anglisht: Fansat ia ‘marrin’ fytyrën

Elvana Gjata po i shijon sukseset e filmit “Dy gisht mjaltë”.

Së fundmi, kanë qenë në festivalin e Kanës dhe kanë kaluar tapetin e kuq me shumë vipa botëror. Edhe pse rrëzimi i Ermalit teksa po ngjiste shkallët bëri shumë bujë, figura e Gjatës nuk u la pa komentuar.

Pak minuta më parë, Elvana ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet ndryshe nga herët e tjera me flokët kaçurrela, në të cilën shkruan: ‘Shihemi së shpejti në Vienë, 23 Maj’.

Mirëpo si duket fansave u ka rënë në sy një gabim gramatikor nga Elvana në mbishkrimin e fotos.

Këngëtarja shkruante “23th of May” dhe jo “23rd of May”.

Gabim ky i cili u komentua gjerësisht nga fansat dhe tashmë Elvana e ka edituar mbishkrimin.

Advertisement
Loading...