Çanta, shishe e pasaporta: 6 gjërat që asesi nuk duhet t’i mbani në veturë

Çantat, pasaportat e ujin assesi nuk duhet t’i mbani në veturën tuaj. Kjo pasi mund t’u ndodhin shumë të papritura, dhe nga më të këqijat.

Shishet plastike kanë kimikate, dhe të ekspozuara në diell do i çlirojnë. Më pas kimikatet do futen në ujin që ju do pini, dhe kjo ndikon keq në shëndetin tuaj. Më poshtë ju sjellim 6 gjëra që nuk duhet t’i mbani në veturë:

1. Dokumente të rëndësishme.
Nëse keni dokumente të rëndësishme që doni t’i postoni, apo janë prioritet në detyrën tuaj, bëni mirë të mos i lini në makinë. Lënia në makinë rrit rrezikun që dikush t’i vjedhë. Është më mirë t’i lini në shtëpi, nëse nuk iu duhen urgjent.

2. Çantat.

Lënia e çantës ose portofolit në makinë, do të nxisë hajdutët ta vjedhin atë, edhe nëse keni mbyllur dyert dhe keni marrë gjërat e rëndësishme.

3. Syzet.

Mos i lini syzet në makinë, por dhe nëse i lini mos i vendosni në një pjesë ku mund të jenë të ekspozuara ndaj diellit. Temperaturat e larta do t’i deformojnë. Gjithashtu, xhamat tërheqin diell, që më pas ndikon negativisht në sy, kur vendosni syzet.
4. Pasaportën.

Asnjëherë mos e lini pasaportën në makinë, edhe nëse e keni bezdi ta mbani e vete. Vjedhja e identitetit është shumë më e lehtë të bëhet nga pasaporta.

5. Vera.

Vera është një nga pijet që nuk duhet të mbani në makinë. Nëse shishja merr shumë nxehtësi, kontaminon verën.
6. Shishe me ujë.

Shishet plastike kanë kimikate, dhe të ekspozuara në diell do i çlirojnë. Më pas kimikatet do futen në ujin që ju do pini. Mikroorganizmat do sjellin probleme në shëndetin tuaj.