Fjolla Morina sot ka festë të madhe

Për të është festë e madhe.

Fjolla Morina sot ka festë të dyfishtë në familjen e saj.

Fjolla Morina përmes një postimi në Instagram, ka uruar vajzën e saj, Alayah me rastin e ditëlindjes.

“Vajza ime e bukur, urime ditëlindja! Dita kur ti linde është dita që e mbaj në mendje më së shumti në jetën time. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur ti ishe në krahët e mi për herë të parë, të dua shumë. Jam nëna më e lumtur në botë të kem një engjëll si ti. Ti je thesar i jetës sime. Urime ditëlindjen e dashura ime”, janë fjalët e këngëtares.

Kujtojmë se “Nace Nace” titullohet projekti i fundit nga Fjolla Morina, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

Advertisement
Loading...