
Foinika Kay, grimerja e njohur shqiptare së fundi ka lansuar setin e qerpikëve, të cilin e ka quajtur me emrin e vendlindjes ‘Kosova’. Kjo i ka nervozuar mjaftë shumë serbët të cilët kanë bërë komente ofenduese ndaj grimeres, transmeton Gazeta Metro.
Në llogarinë e saj në Instagram, por edhe në kozmetiken me të cilën ka bashkëpunuar, janë publikuar fotografitë e qerpikëve që ajo ka prezantuar, të cilët siç duket do të kenë mjaft shitje.
Të vetmit që nuk po e pëlqejnë produktin e ri të grimeres janë serbët, të cilët kanë ‘vërshuar’ me komente në llogarinë e saj dhe të kozmetikes Tarte. Ata po e konsiderojnë si një ‘mënyrë idiote’ t’i emërtosh qerpikët ‘Kosova’.

“Çfarë mënyrë idiote për t’i emërtuar qerpikët. Kosova është Serbi”, këto janë vetëm disa prej komenteve në llogarinë e shqiptares.
Sidoqoftë, Foinika njihet si një grimere shumë e sukesshme në SHBA, madje ajo atje shquhet për lindjat e bukura të fytyres dhe trupit.
Më poshtë mund të shihni një video që tregon punën e grimeres nga Kosova.






























