
Nga rrjetet sociale sot mund të përfitojnë edhe fëmijët që mirren me modelizën. Madje, mund të fitojnë shumë të holla, por edhe produkte falas të produkteve që reklamojnë.
Kështu, një nënë që u qortua pasi deklaroi në një shfaqje televizive se kishte marrë rreth 12 mijë euro gjëra falas nga kompani të ndryshme, për shkak se djali i saj ishte një nga “influencuesit” më të vegjël të Instagramit, thotë se tani ka arritur të marrë edhe një Porshce.
Djali i saj, Ralfi, është dy-vjeçari me më shumë ndjekës në Instagram, rreth 20.000, ndaj marka të ndryshme ia ofrojnë produktet falas që t’i reklamojnë.
Bashkëpunimi më i fundit ka bërë që djali i saj të marrë një makinë Porshce. Tani djali dhe familja bëjnë foto për veshje, lodra, dhe makinën me të cilën lëvizin.






























