Loredana dhe Mozzik? Getinjo na sqaron disa gjëra dhe jemi më të qartë

I ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, Getinjo i është përgjigjur publikisht reperit S4mm, i cili është shprehur më parë në program se reperi nuk e meriton famën që ka.

“Më ka qëlluar mua se me siguri ka menduar se unë meritoj më shumë”, është përgjigjur Getinjo duke treguar se nuk ka asgjë me reperin tjetër me një përgjigje diplomate.

Getinjo nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjes rreth marrëdhënies së Mozzik me Loredanën nëse ata janë kthyer bashkë. Ai e quajti këtë pyetje një pyetje të keqe, pasi kjo është diçka shumë personale për të cilën nuk mund të përgjigjet ai. Megjithatë reperi shtoi se Mozzik dhe Loredana do jenë bashkë gjithë jetën për një arsye më të madhe dhe kryesore siç është vajza e tyre, Hana.

 

Advertisement
Loading...