
Britanikja Rachael Knappier për pak ka mbetur pa buzën e epërme pasi që rritja ka shkuar keq.
Ajo me mikeshat ka shkuar të “botox party” dhe ka paguar rreth 250 euro për injektimin e filerit në buzë, por kur është zgjuar të nesërmen ka vërejtur se buzët i ka katër herë më të mëdha se në gjendje normale.
Ka shkuar në spital dhe mjekët i kanë thënë se flieri i është injektuar drejtpërdrejt në arterie.
Për fat, gjithçka ka përfunduar mirë. pas 72 orësh filert në buzët e saja janë shpërbërë dhe ato janë kthyer në madhësinë natyrale. Tash ajo po angazhohet për ligje më të ashpra dhe po i nformon të tjerët për rreziqet e botoksit.
Advertisement
Loading...






























