
Ndjenja e ‘të fryrit’ të stomakut është një problem që prek shumë njerëz, e që vjen si pasojë e ushqimeve që konsumoni gjatë ditës.
Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq e shumë të tjera.
Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:
Ananasi
Ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjene ushqimit.
Uthulla e mollës
Kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.
Çaj kamomili
Ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.
Limoni
Ëhtë i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes.






























