Një foto e vetme urimi ka zbuluar jo vetëm partnerin e Shkurte Gashit, por dhe një foto të djalit të tyre i cili erdhi në jetë vetëm pak ditë më parë.
Burime pranë ‘Prive’ kanë konfirmuar faktin se partneri i këngëtares quhet Albert dhe se lidhja e tyre e gjatë ka qenë përherë larg vëmendjes së publikut.
Vetë Alberti ka ndarë edhe një foto me vogëlushin e shtëpisë, Malin, në krahë, duke shuar për ndjekësit kuriozitetin se si duket djali i tyre.
Shkurte ka zgjedhur të mos ndajë asnjë detaj në rrjetet sociale, përherë duke ruajtur privatësinë maksimale dhe duke u treguar tepër e rezervuar edhe gjatë momenteve më të ëmbla në jetën e saj
Advertisement
Loading...