Mësoni çka ndodh kur gëlltisni çamçakëzin

Çamçakëzi kalon përmes trupit tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër, por nuk tretet plotësisht. Nëse sistemi ynë i tretjes mund të tresë biftekun, sigurisht që do të tresë edhe çamçakëzin.

I vetmi ndryshim është që baza e saj nuk tretet për shkak të vetive kimike dhe përmbajtja nuk përthithet në zorrën e vogël si shumica e ushqimeve. Pasi të ndodhë, do të dalë si çdo gjë tjetër. Nuk ka kornizë kohore të caktuar, sepse lëvizshmëria e sistemit të tretjes është e ndryshme tek të gjithë.

Pra, po, përfundimisht do ta nxjerrësh çëmçakëzin.
Jo. Ajo nuk do të ngjitet tek zorrët dhe të formojë një piramidë gjigante prej çamcakëzi ose diçka të tillë të ngjashme. Edhe pse nuk shpërbëhet plotësisht ajo do të dalë nga trupi përmes jashtëqitjes. Ekspertët ende vazhdojnë të këshillojnë që mos ta gëlltisni çëmçakëzin, por jo për arsyet e frikshme që mund të keni menduar deri më sot.

Ai nuk do ju vrasë, as nuk do ju dëmtojë, por nuk është logjikë që ta gëlltisni me dashje. Shtoji këtë që nuk ka ndonjë vlerë ushqimore për trupin tuaj. Mbani mend se nuk duhet të gëlltisni një çamçakëz të madh pasi shkakton bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të rezultojë në mbytje.

Advertisement
Loading...