Mori famë shumë i vogël, Justin Bieber tregon anën e errët të fëmijërisë

Justin Bieber mori famë vite më parë kur ishte ende një fëmijë, duke u vendosur në qendër të vëmendjes, sikundër është edhe sot.

Ndonëse e kemi parë si një djalë shumë të bukur, të talentuar, tepër të adhurueshëm, jo rrallëherë është kritikuar për sjelljet e tij në dukje të nxituara, duke e kornizuar shpesh edhe si ‘arrogant’.

Mirëpo, ka shumë gjëra që ne nuk i dimë rreth tij, për të cilat idhulli i fëmijërisë së vajzave të viteve 2000 ka folur në këngën e tij të fundit, ku na ka treguar anën e errët të fëmijërisë.

Kënga titullohet “Lonely” dhe siç mund ta kuptoni nga titulli, 26-vjeçari thotë se ka patur një fëmijëri të vështirë dhe ka qenë ‘vetëm’.

Një 14-vjeçar i quajtur Jacob Tremblay, paraqitet në rolin e këngëtarit, me stilin tipik të flokëve të tij si edhe veshjen me ngjyrë lejla.

Në video, Tremblay shihet nga Justin në një dhomë zhveshje para se producenti Benny Blanco ta bëjë të famshëm. Tremblay i këndon tekstet melankolike në një skenë boshe, në të cilën ndodhet vetëm Justin.

 

Tekstet dhe videot kanë një ton shumë më të zymtë sesa videoja muzikore me DJ Khaled dhe Drake, “Popstar”,e publikuar muajin e kaluar, ku Justin ishte protagonist në klip.

Në atë video, Bieber shihet në një feste shtëpie në një rezidencë, dhe sinkronizon buzët me fjalët e Drake për përdorimin e alkoolit dhe dekadencën e famës.

Por në “Lonely”, Bieber nuk feston për famën – përkundrazi, kënga krijon një imazh shumë më realist të asaj që do të thotë të jesh i famshëm si adoleshent.

Në shtator të vitit që lamë pas, Bieber postoi në mediat sociale një status rreth shëndetit mendor, duke reflektuar mbi gabimet që ai kishte bërë në të kaluarën e tij.

“Unë isha 18 vjeç, pa njohur botën reale, me miliona dollarë dhe mundësi për gjithçka që dëshiroja. Kjo është shumë e frikshme për këdo.”

 

Advertisement
Loading...