David Beckham kopjon stilin e Bes Kallakut, aktori i shkruan publikisht

Bes Kallaku viziton shpesh fshatin në të cilin është rritur, Bubqin, dhe në jo pak raste e kemi parë duke punuar tokat apo mbjellë perime. Së fundmi stilin e tij e ka “kopjuar” edhe David Beckham, që ka kaluar disa orë bashkë me të bijën Harper në një lëndinë. Në dallim nga Besi ai nuk ka mbjellë asgjë, por ka mbledhur lule e barishte të ndryshme për të bërë kurora.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se do e shijoja kaq shumë kërkimin, por mos u shqetësoni unë nuk isha vetëm, isha me vajzën time bukuroshe Harper. Po bëjmë kurora lulesh për vjeshtën”, ka shkruar David ku shihet në një foto me një shportë lulesh në duar.

Besit nuk i ka kaluar pa e vënë re këtë postim, ndaj i ka lënë një koment plot humor David-it poshtë fotos. Ai i ka bërë publikisht një thirrje, duke i vënë në dukje faktin që e bën këtë gjë për të marrë vëmendje.

“O Davido, i ke ra hiles ene ti e? Gjoja sikur po mbledh barishte me bo byrek. Ncncnc. Hap naj serë damotesh o loku! (Ky osht koment veç për katunarët si puna jonë”, i komentuar Besi. Më pas ai e ka ndarë edhe në profilin e tij komentin, duke shkruar: “Ja thashë, nuk e mbaja dot më!”.

Advertisement
Loading...