Motivojeni veten, për t’iu shkuar gjërat mbarë

Raportet pozitive që krijoni në punë, shoqëri apo familjarët ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj dhe në bashkëbisedime të shpeshta mund të jenë një shtysë e mirë për t’i parë gjërat me këmbë në tokë.

Gjeni pak qetësi brenda një dite të vrullshme plot me impenjime duke qëndruar ulur e duke dëgjuar muzikë relaksuese që ju fal qetësi, por edhe përcjellin energjinë tuaj të momentit. Muzika shërben jo pak si ngushëllim, por edhe si një mënyrë për të ndërruar sensin tuaj të humorit.

Në mëngjeset rutinë, teksa zgjoheni, do të keni një fokus më pozitiv në këndvështrimet tuaja dhe kështu dita do nisë e mbarë.

Të jeni të drejtë me veten do të thotë të arsyetoni, edhe kur gjendeni duke jusitfikuar veten, mjafton të bëni korrigjime në vazhdim. Mos harroni, bëni diçka të cilën ju vërtetë e pëlqeni. Vetëm kështu angazhimet tuaja do të duken sikur kalojnë pa u ndjerë.

Mbi të gjitha mos harroni se nëse jeni i dashuruar telefononi mikun/miken tuaj të zemrës.

Advertisement
Loading...