
I ftohti që ka mbërritur në Michigan, ka ngrirë lumenj e liqene të shumëta, duke shënuar temperatura të ulëta rekorde, transmeton Gazeta Metro.
Sidoqoftë, një fermer pikërisht nga ky vend ka fotografuar fenomenin më të bukur të motit të ftohtë, “mollët fantazma”.
Andrew Sistema ka bërë të ditur se ndërkohë që ishte duke shkurtuar degët e mollëve në fermën e Kent County, ai vuri re një akull në formën e përsosur të mollës.
Ky fenomen i rallë dhe i veçantë, vjen si pasojë e motit të ftohtë nga vorbulla polare, kur shiu dhe bora formohet në mënyrë të përkryer rreth lëkurës së frutave.
Sidoqoftë, edhe pse “molla fantazmë” nuk mund të ketë shije më të mirë se ajo e vërteta, definitivisht ka një pamje shumë më të bukur.
Advertisement
Loading...