Nuk kishte marëdhënie, aktorja italiane flet pasi Gabriel Garko doli hapur gay

Deklaratat e Gabriel Garko në Grande Fratello VIP ishin surprizuese për të gjithë ata që nuk ia kishin idenë se aktori i famshëm, aq i pëlqyer nga gratë dhe vajzat, është gay. Dy javë pasi Garko e pranoi hapur homoseksualitetin e tij, është rrëfyer edhe aktorja Eva Grimaldi, me të cilën ai ka pasur një lidhje për 8 vite. Marrëdhënia e tyre, njësoj si ajo me Adua Del Vesco-n, ka qenë e sajuar, megjithëse mbështetej nga ndjenja të mëdha reciproke. Aktorja e zbuloi këtë gjë në një intervistë për revistën javore “Chi”.

“Historia jonë është krijuar 14 vjet më parë. Nuk ka pasur kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, edhe sot dhe shkon përtej sferës fizike… Unë madje do të isha martuar ose do të kisha një fëmijë me të… Të qarat e tij në TV këto ditë? Janë vetëm rezultat i vuajtjeve të ndrydhura të një jete të tërë”, -thotë Grimaldi, e cila vazhdon të ruajë me Garko-n një miqësi të thellë, aq sa e ftoi atë në martesën e saj me Imma Battaglia-n.

Pas shfaqjes së tij në Grande Fratello, aktori ishte i pranishëm në emisionin Verissimo, ku dha ​​një intervistë shumë të gjatë në të cilën u hap plotësisht, duke zbuluar se kishte pasur marrëdhënie me burrat, në të kaluarën dhe në të tashmen. Në studion e Silvia Toffanin, Garko nuk foli në mënyrë të qartë për një “histori të trilluar” me Grimaldi-n, por versioni i tij ishte në thelb i njëjti: të dy kanë jetuar së bashku për tetë vjet dhe kishin një marrëdhënie intensive, por pa intimitet.

Si Grimaldi, edhe Garko, sot janë haptas homoseksualë. Nëse aktori e pranoi vetëm së fundmi, Eva e ka bërë që në vitin 2017. Ajo foli për këtë në çështje në Isola dei Famosi, duke zyrtarizuar historinë e dashurisë me Imma Battaglia-n që nisi nga viti 2010. Aktorja dhe aktivistja janë martuar më 19 maj 2019. Në të kaluarën, Eva ka qenë gjithashtu e martuar me sipërmarrësin Fabrizio Ambroso.

Ndërsa Garko pranoi në Verissimo marrëdhënien me Gabriele Rossi-n, tani e mbaruar, si dhe një lidhje të gjatë me një burrë të quajtur Riccardo.

 

 

Advertisement
Loading...