Rita Ora në pushime: E zë gjumi në pozicion të palakmueshëm midis jahtit

Ajo është e njohur për shfaqjen e fizikut të saj në veshje super-seksi.

Rita Ora u shfaq sikur herave tjera të hënën, ajo mori rreze dielli nën një jaht të quajtur “Great News” në Ibiza, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 28-vjeçare mezi i mbante asetet e bujshme në një palë bikini të vogla me ngjyrë të zezë.

Ajo po argëtohej gjatë shëtitjes me jaht, teksa u hodh në det për t’u freskuar pasi kishte marrë rreze dielli.

Këngëtarja u sigurua të tregonte figurën e saj mahnitëse derisa publikoi disa imazhe në Instagram.

Ritën në këto pushime po e shoqëronte një femër dhe një mashkull.

Advertisement
Loading...