Nëna e Ritës ka një mesazh për të gjithë

Rita Ora dhe nëna e saj Vera kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë nuk hezitojnë asnjëherë ta tregojnë.

Vera Ora është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, në të cilat herë pas here shkruan këshilla të ndryshme për të gjithë ndjekësit e saj.

Si një grua e suksesshme në profesionin që ushtron, ajo së fundmi ka shkruar një këshillë lidhur me efektin e rrjeteve sociale në jetën e çdo personi.

Mesazhi i saj ka shumë vlerë për arsye sepse ajo është shprehur se askush nuk duhet ta krahasojë veten me atë që shohin në Internet, por gjithmonë të jenë vetvetja.

“Mos e krahaso veten me te tjerët në internet, sepse ju jeni të veçantë”- ka shkruar Vera në postimin e bërë.

Advertisement
Loading...