
Në 109 vjetorin e lindjes së nobelistës tonë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në tërë botën si Nënë Tereza piktori i mirënjohur Miftar Memedi në Galerinë Nacionale bëri hapjen e ekspozitës “4 performansa një ide” kushtuar figurave tona madhështore kombëtare.
Memedi tregoi se tashmë 10 vite merret me këto lloj portretesh, ndërsa ekspozita përmban edhe piktura të punuara nga studentë të fakultetit të artit si dhe kolegë tjerë të tij. Por, dy projektet e tij “Nënë Tereza” dhe “100 vjetori i pavarësisë” janë të punuara vetëm nga duart e tij.
“Puna është elementi kombëtar. Çdo njeri që punon ka në vete element kombëtar, ndërsa unë kam punuar por i kam dhënë edhe pak ngjyrë”, tha Memedi.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin shumë figura si nga bota e artit, ashtu edhe bota politike.






























