Merrni shembull: Mali i Zi anullon pjesmarrjen në Eurovizion për këtë vit, kjo është arsyeja

Vitet e fundit pjesmarrjet e Malit të Zi në Eurovizion nuk kanë dhënë rezultate shumë të mira në pik dhe ndoshta te kjo arsye shkon mendja si fillim, por nuk është kjo e vetmja!

Transmetuesi malazez RTCG, ka konfirmuar se arsyeja e heqjes dorë nga “Eurovision 2020” është financiare.

“Këtë vit vendosëm t’i investojmë ato para në rinovimin e mjeteve së RTCG. Plani është të blejmë vetura të reja dhe kjo përmirëson sigurinë e ekuipazheve tona, të cilët udhëtojnë mbi 1.000 kilometra në baza ditore”, bën me dije RTCG.”

Ky largim nuk do të jetë përgjithmonë por për një kohë të papërcaktuar. Vendimi është marrë për të mirën e vendit.

Advertisement
Loading...