Probleme me kolesterinën, hani arra, molla, hudhra

Shumica e njerëzve modernë përballen me problemin e rritjes së nivelit të yndyrave në gjak, posaçërisht me kolesterinën e keqe. Për të ulur këtë nivel të kolesterinës shumica mbështeten në përdorimin e ilaçeve të ndryshme, të cilat për fat të keq kanë shumë pak ndikim ose përcillen edhe me efekte të ndryshme anësore.

Mirëpo ndoshta shumë pak e dinë se ekzistojnë edhe metoda natyrale për ta përballuar këtë problem. Një mënyrë e duhur e të ushqyerit në masë të madhe mund t’i rregullojë vlerat kolesterinës së keqe, theksojnë ekspertët mjekësorë dhe ata të ushqimit, duke dhënë edhe listën e ushqimeve kyçe të cilat e kanë këtë efekt kundër kolesterinës.

Arrat

Arrat sigurojnë përqindjen më të madhe të kolesterinës mbrojtëse (HDL). Shkencëtarët këtë e kanë zbuluar duke analizuar francezët, të cilët e kanë kolesterinën e mirë në nivele mahnitëse. Ata kanë konstatuar se francezët e adhurojnë të hanë rregullisht arra.

Mollët

Është konstatuar se mollët mund ta ulin nivelin e kolesterinës së keqe për 38 për qind. Për ta arritur këtë është e domosdoshme që mollët të hahen rregullisht ose edhe të pini lëngun e tyre.

Bollgur thekre

Bollguri nga thekra gjithashtu është i pasur me materie fibrash dhe është një armik i njohur i kolesterinës së keqe.

Fasulja

Fasulja është luftëtari i vërtetë në luftën kundër kolesterinës së keqe. Për vetëm një muaj fasulja është në gjendje që ta zvogëlon nivelin e kolesterinës së keqe për 6 për qind.

Hudhra

Hudhra në dozë ditore prej vetëm 5 mg në tableta largon hiç më pak se 11 për qind të kolesterinës, tregojnë studimet më të reja dhe për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut mjafton që gjatë ditës të hani vetëm një thelbi hudhre.

Advertisement
Loading...