A flisni shpesh vet me vete? Ja në cilat raste është normale

Shumë shpesh njerëzit kanë tendencë të flasin me mendjen e  tyre me zë të lartë. Disa njerëz e bëjnë këtë rregullisht dhe disa më rrallë. Mirëpo a është kjo gjë normale? Sipas ekspertëve të flasësh me vetën është shumë normale dhe nuk duhet ta konsideroni si ndonjë simptomë e ndonjë sëmundjeje.

Mund të na duket e çuditshme ta bëjmë atë në publik, mirëpo shumica prej nesh e bëjmë këtë gjë, sidomos në disa raste kur jemi më të stresuar.

Sipas psikologëve të folurit me vete sjellje përfitime. Shumë psikologë u sugjerojnë pacientëve të flasin me veten, sepse kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar veten, për të qetësuar dhe për t’u përqendruar në gjërat pozitive, sidomos përpara një provimi apo një prezantimi.

Mirëpo cilat janë rastet kur të folurit me vete mund të jetë i dëmshëm?

Të folurit me veten në disa raste të ralla mund të jetë simptome e ndonjë çrregullimi mendor. Kur një bisedë me veten shoqërohet me lëndime të vetës apo me fraza përsëritëse, atëherë është më mirë të bëni një kontrollë tek mjeku përkatës

Advertisement
Loading...