Angela Martini: Po jetojë një jetë të çmendur sikur të ishte një film

Angela Martini kishte një jetë të lumtur bashkëshortore deri para disa muajve, kur drejtësia rumune ia ngriti aktakuza ndaj Dragos Vasulescut, i cili dyshohet se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme të pronave.

Kjo nuk e ka penguar që bukuroshja jonë të vazhdojë jetën dhe mbledh forcat për të shijuar çdo moment.

Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ka pasur një periudhë të çmendur gjashtë mujore dhe se i është dukur sikurse një film.

“Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Fjalë për fjalë ishte sikur një film! Por, prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë!”, ka shkruar zeshkania ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndërkohë, gjykata ka lëshuar urdhër-arrest evropian për bashkëshortin e modeles shqiptare dhe i kanosen pesë vite burg.

Ndryshe, Martini ka kohë që nuk është marrë me projekte të reja që për tematikë kanë botën e modës.

Advertisement
Loading...