Ankthi shkakton anoreksi

Anoreksikët të cilat kanë vuajtur nga ankthi në fëmijëri mund të kenë simptoma të veçanta në çrregullimin e ushqyerjes. Dihet se te çrregullimet anksioze, siç është fobia sociale dhe çrregullimet obsesivo-kompulsive, janë shumë më të shpeshta te personat të cilët vuajnë nga anoreksia, ndërsa kryesisht paraqiten para se të lajmërohen çrregullimet e ushqyerjes.

Në një studim të ri shkencëtarët janë munduar të vërtetojnë nëse ankthi i pranishëm në fëmijëri ka lidhje me seriozitetin e simptomave anoreksike te femrat e rritura.

Rezultatet kanë treguar se 39 për qind e anoreksikevë të cilat kishin marrë pjesë në studim kishin qenë anksioze në fëmijëri dhe thuajse në të gjitha rastet simptomat e anksiozitetit ishin paraqitur para anoreksisë. Studiuesit pritet të bëjnë studime shtesë për të parë nëse mund të ketë ndonjë metodë për zbutjen e këtij problemi.

Advertisement
Loading...