Blerona Zeqiri drejt këndimit ?

Blerona Zeqiri është ndër emrat më me zë, kjo për shkak se ka arritur shumë në profesionin që ajo drejton.

Moderatorja më e dashur dhe më e ndjekur bën gjithnjë përshtypje për mënyrën se si prezantohet dhe iu drejtohet me qindra shikuesve që e ndjekin në ekran, shkruan Kosovarja.

Ajo prej vitesh udhëheq emisionin më të shikuar “1 kafe prej shpisë”, emision ky që trajton temat ndër më të ndryshmet me fytyrat më të njohura dhe të lëmive të ndryshme.

Moderatores simpatike përveç që iu është besuar ky emision, tani është edhe në udhëheqjë të “21 gradë”, i cili po përcjellet jashtëzakonisht shumë nga të gjithë.

Nga të gjitha prezantimet që kemi parë deri më sot nga ajo, paraqitja e saj e fundit ka befasuar shumë.

Sepse në vend që ta shihnim duke folur e bashkëbiseduar me të ftuarit e saj, ajo u pa duke kënduar, në një lloj mënyre duke u munduar që të shprehë talent edhe në këtë fushë.

Por, a do të thotë kjo që shumë shpejt do ta shohim të përfshirë edhe këtu?

Hiç nuk i dihet, sepse shumë moderatore kemi që tani edhe këndojnë, e pse jo edhe kjo.

Y

Advertisement
Loading...