Dhimbjet e thembrës nga obeziteti e disa probleme shëndetësore

Pasi ju përshkruani simptomat tuaja dhe diskutoni shqetësimet tuaja, mjeku juaj do të ekzaminojë këmbën tuaj, po kështu do rekomandojë trajtimet e mundshme, nga antibiotikët e deri te ndërhyrja kirurgjikale

Fashiti i shputës është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës. Rreth 2 milionë pacientë janë trajtuar për këtë gjendje çdo vit. Fashiti i shputës ndodh kur banda e fortë e indeve që mbështet harkun e këmbës suaj irritohet dhe inflamohet. Për këtë arsye edhe kirurgu ortoped, Ledian Fezollari shpjegon shkaqet e dhimbjes së thembrës, pse nuk duhet neglizhuar dhe cilat janë trajtimet e duhura.

Anatomia

Fashia plantare, pra banda e shputës është një ligament i gjatë i hollë që shtrihet direkt nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës suaj. Ajo lidh thembrën me frontin e këmbës suaj dhe mbështet harkun e këmbës suaj.

Shkaqet

Fashiti i shputës është projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë, presioni shumë i lartë dëmton ose gris këtë fashë. Përgjigjja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton në dhimbje në thembër dhe ngurtësim të fashitit të shputës.

Faktorët e rrezikut

Në shumicën e rasteve, fashiti i shputës zhvillohet pa një arsye të veçantë, të identifikueshme. Megjithatë ka shumë faktorë që mund të ju bëjnë më të prirur për gjendjen: Muskujt më të tendosur, shtrënguar të pulpës e bëjnë më të vështirë për të përkulur- flektuar këmbën tuaj dhe për të sjellë gishtërinjtë tuaj drejt kërcinjve tuaj.

Obeziteti

-Harku shumë i lartë

-Aktiviteti i përsëritur përplasjeje, ngjeshjeje -impakti (Të vrapuarit)

-Veprimtaria e re apo rritje të aktivitetit

-Hwl Spurs – Epikalkaneus – Spina kalkaneare

Edhe pse shumë njerëz me fashit të shputës kanë epikalkaneus, spina kalkaneare nuk është domosdoshmërish shkaku i dhimbjes në fashitin plantar. Një në 10 njerëz ka epikalkaneus, po një në 20 (5%) persona që ka epikalkaneus ka dhimbje në shputë. Sepse spina kalkaneare nuk është shkaku i fashitit plantar, për pasojë dhimbja mund të trajtohet pa e hequr spinën kalkaneare. Epikalkaneusi nuk e shkakton dhimbjen e thembrës nga fashiti plantar.

Simptomat

Simptomat më të zakonshme të fashitit të shputës përfshijnë: Dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës pranë thembrës, dhimbje me hapat e parë pas çuarjes nga shtrati në mëngjes, ose pas një periudhe të gjatë pushimi, të tille si pas një udhëtim të gjatë me makinë. Dhimbja qetësohet pas pak minutash ecjeje. Dhimbje e madhe pas (jo gjatë) ushtrimeve apo aktiviteteve.

Ekzaminime

Pasi ju përshkruani simptomat tuaja dhe diskutoni shqetësimet tuaja, mjeku juaj do të ekzaminojë këmbën tuaj. Mjeku juaj do të shikojë për disa shenja. Në rastin e një harku të lartë, ku një zonë me ndjeshmëri maksimale në pjesën e poshtme të këmbës suaj- shpute pikërisht në frontin e kockës së thembrës tuaj. Dhimbje që përkeqësohet kur ju përkulni, përthyeni, flektoni këmbën tuaj dhe mjeku shtyn, ushtron presion në fashiti plantare. Dhimbje përmirësohet kur ju shtyni poshtë gishtërinjtë tuaj.

Testet

Mjeku juaj mund të referojë për teste imazherike për t’u siguruar që dhimbja juaj në thembër është e shkaktuar nga fashiti i shputës dhe jo nga një problem tjetër. Radiografia X-ray jap imazhe të qarta të eshtrave. Ato janë të dobishme për të përjashtuar shkaqet e tjera të dhimbjes së thembrës, të tilla si thyerje apo artritit. Epikalkaneusi mund të shihet në një x-ray. Teste të tjera imazherike, të tilla si rezonancë magnetike (MRI) dhe Ultrasonografia, nuk janë përdorur rutinë për të diagnostikuar fashitin e shputës. Ata janë kërkuar rrallë. Një MRI mund të kërkohet nëse dhimbja në thembër nuk qetësohet nga metodat e trajtimit fillestar .

Trajtimi

Trajtimi konservativ (jokirurgjikal)-Më shumë se 90% e pacientëve me fashitit të shputës do të përmirësohet brenda 10 muajve duke filluar nga metodat e thjeshta të trajtimit.

Pushim- Zvogëlim apo edhe ndalimin e aktiviteteve që bëjnë që dhimbja të përkeqësohet është hapi i parë në zvogëlimin e dhimbjeve. Ju mund të keni nevojë për të ndaluar aktivitetet atletike ku këmbët peshojnë në një sipërfaqe të vështirë (për shembull, të vrapuarit apo aerobi me hapa).

Akull- Rrokullisje të shputës mbi një shishe me ujë të ftohtë ose akull për 20 minuta është efektive. Kjo mund të bëhet 3-4 herë në ditë.

Medikamente antiinflamatore josteroide- të tilla si Ibuprofen ose Naproxen zvogëlojë dhimbjen dhe inflamacionin. Përdorimi i ilaçeve për më shumë se 1 muaj duhet të rishikohet nga mjekun juaj i kujdesit parësor.

Ushtrime- Fashiti i shputës rëndohet nga muskujt të shtrënguar apo tendosur të pulpës. Ushtrime te tipit Stretching për pulpën dhe fashen plantare janë mënyra më efektive për lehtësimin e dhimbjen që vjen nga tendosja e tyre.

Shtrirje-Tërheqje-Tendosja e pulpës

Mbështetu përpara kundrejt një muri me një gju të drejtë dhe thembra në dysheme. Vendose këmbën tjetër përpara me gju të përthyer. Për të zgjatur e pulpës dhe kordonin e thembrës, shtytje baçinin tuaj drejt murit në një mënyrë të kontrolluar. Mbajë këtë pozicion për 10 sekonda dhe relaksohuni. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë për secilën këmbë. Një tërheqje e fortë në këmbë duhet të ndihet gjatë shtrirjes.

Tërheqja- Shtrirja e Fashites Plantare

Kjo tërheqje kryet në pozicion ulur. Kaloni këmbën tuaj te prekur mbi gjurin e këmbës tjetër. Kapni gishtërinjtë e këmbës suaj te dhimbshme dhe ngadalë tërhiqi ata drejt jush në një mënyrë të kontrolluar. Në qoftë se kjo është e vështirë për të arritur këmbën tuaj, mbështill me një peshqir përreth gishtit të madh tuaj të madhe për të ndihmuar të tërheqjen e gishtërinjve drejt jush. Vendosni dorën tjetër përgjatë fashitit të shputës. Fasha duhet të ndihet si një bandë e shtrënguar, tendosur përgjatë pjesës se poshtme të këmbës suaj, kur je e shtrini apo tërhiqni. Mbajeni të shtrirë, tendosur apo tërhequr për 10 sekonda. Përsëriteni atë 20 herë për secilën këmbë. Ky ushtrim është bërë mirë të bëhet në mëngjes para se të çoheni apo të ecni.

Injeksione kortizoni: Kortizoni, është një lloj steroidi, antiinflamator mjaft i fuqishëm. Ai mund të injektohet në fashën e shputës për ta reduktuar inflamimin dhe dhimbjen. Mjeku juaj mund të kufizojë injeksionet e kortizonit pasi Injeksione të shumta steroidesh mund të shkaktojë rupture- këputje të fashës, e cila mund të çojë në një këmbë të sheshtë dhe dhimbje kronike.

Këpucë suportive dhe ortotike. Këpucë me thembra të trasha dhe me shollë shtesë mund të zvogëlojë dhimbjen kur jeni në këmbë ose gjatë ecjes. Kur ju hidhni hapa dhe thembra juaj godet tokën, një sasi të konsiderueshme e tensionit aplikohet në fashe , e cila shkakton mikrotrauma. Një këpucë me shollë ose insert zvogëlon këtë tension dhe mikrotraumën që ndodh në çdo hap. Petë të butë silikoni për thembrën janë të lira dhe e ngrenë disi shollën lart dhe për pasojë thembrën tuaj. Inserte këpucësh gjithashtu janë të dobishme.

Splintet e natës (Night splints). Shumica e njerëzve flenë me këmbët e tyre të drejtuara për poshtë. Kjo relakson fashën e shputës dhe është një nga arsyet për dhimbjet e thembrës në mëngjes. Një splint nate tendos fashën e shputës, ndërsa ju flini gjumë. Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë për të fjetur me të, një splint nate e tillë është shumë efektive dhe nuk është më e nevojshme të përdoret pasi dhimbja të jetë zhdukur.

Terapia fizike. Mjeku juaj mund të sugjerojë që të shkoni te një fizioterapist për të punuar me një program ushtrimesh që fokusohen në muskujt e pulpës, si dhe në fashën e shputës. Përveç ushtrimeve të tilla si ato të përmendura më sipër, një program terapi fizike mund të përfshijë dhe trajtime të specializuara me akull, masazh, dhe ilaçe për të ulur inflamacion rreth fashës së shputës.

Terapia ekstrakorpale me valë shok (Extracorporeal shockwave therapy (ESWT). Gjatë kësaj procedure, impulset me energji të lartë nxisin procesin e shërimit në indet e dëmtuara të fashës së shputës. ESWT nuk ka treguar rezultate të qëndrueshme dhe prandaj nuk aplikohet rutinë.

ESWT është joinvasive-ajo nuk kërkon një prerje kirurgjikale. Për shkak të rrezikut të përfshirë minimal, ESWT mund të merret në konsideratë të provohet ndonjëherë para operacionit.

Trajtimi Kirurgjikal

Kirurgjia merret në konsideratë pas 12 muajsh trajtimi jokirurgjikal agresiv.

Rezeksioni i muskulit Gastroknemius. Kjo është një teknikë kirurgjike që konsiston në zgjatjen e (m.gastronemius) muskujve të pulpës. Sepse muskujt e pulpës të tendosur rrisin stresin në fascien e shputës, kjo procedurë është e dobishme për pacientët të cilët kanë ende vështirësi për të flektuar këmbët e tyre, pavarësisht një viti ushtrimesh për tërheqje, tendosje, shtrirje të muskujve të pulpës.

Në rezeksionin e m. gastroknemius, një nga dy muskuj që përbëjnë pulpën zgjatet për të rritur lëvizjen e kyçin te këmbës. Procedura mund të kryhet me një prerje tradicionale, të hapur ose me një prerje të vogël me ndihmën e një endoskopi që përmban një kamera të vogël dhe një instrumenti. Mjeku juaj do të diskutojë procedurën që më së miri i përshtatet nevojave tuaja.

Shkalla e komplikacioneve të rezeksionit të m. gastroknemius janë të ulëta, por mund të përfshijnë dëme nervore.

Lirimi (Release) i fascies plantare. Nëse ju keni shkallen e lëvizjes së kyçit të këmbës normal dhe dhimbje të vazhdueshme në thembër, mjeku juaj mund të rekomandojë një procedurë lirimi (release) të pjesshme. Gjatë operacionit, ligament i fascies së shputës prehet pjesërisht për lehtësimin e tensionit në indet. Nëse ju keni një epikalkaneus të konsiderueshëm , ajo do të hiqet, po ashtu. Edhe pse operacioni mund të kryhet endoskopikisht, ajo është më e vështirë se sa me një incizion të hapur. Përveç kësaj, endoskopia ka një rrezik më të lartë të dëmtimit nervor.

Komplikacionet: Ndërlikimet më të shpeshta të kirurgjisë se lirimin përfshijnë lehtësimin e pjesshëm të dhimbjes dhe dëmtimin nervor.

Shërimi. Shumica e pacientëve kanë rezultate të mira nga operacioni. Megjithatë, për shkak se operacioni mund të rezultojë në dhimbje kronike dhe pakënaqësi, ajo është e rekomanduar vetëm pasi të gjitha masat jokirurgjikale janë restauruar.

Advertisement
Loading...