Fero lë ‘On Records’ për të shkuar drejt ‘Babastars’?

Ditën e sotme, reperi i njohur Fero bëri publik lajmin që nuk është më pjesë e ‘On Records’ duke hyrë në listën e gjatë të daljeve nga kjo kompani të emrave që morën famën pikërisht përmes këtij menaxhmenti.

Gjithçka dukej të jetë bërë në mënyrë paqësore ndryshe prej kolegëve të tij, Mozzik dhe Getinjo të cilët ndarjen artistike po e ndjekin me avokatë sepse siç pretendon menaxhmenti është bërë me mos-respektim të termave të kontratës.

Mes tjerash, në postimin e bërë, reperi theksoi faktin se do të vazhdojë rrugëtimin si artist i pavarur.

Por, a janë planet e reperit vërtetë të tilla?

Sipas burimeve ai pas pak muajsh potencialisht mund të jetë prurja e re e grupit ‘Babastars’.

‘Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.’ – thekson ky burim.

Prive.al ka kontaktuar edhe me menaxherin e ‘Babastars’, Dekorim Sahiti i cili me përgjigjen e tij vetëm se shtoi më shumë dyshimet për një kalim të tillë meqenëse mundësinë e la të hapur.

‘Ne kemi marrëdhënie shumë të mira por deri tash sa i përket kësaj pjese ne nuk kemi pasë kurrë asnjë diskutim. Mirëpo për të ardhmen, nuk dihet asgjë. Ka mundësi të bëhet’ – u shpreh Sahiti.

Një lëvizje e tillë e kalimit të Feros në ‘Babastars’ pa dyshim që do t’i shërbente mjaft shumë edhe grupit i cili po përjeton një periudhë të komplikuar nga daljet e disa prej figurave historike dhe mungesës së risive. Një artist i ri si Fero do të ishte pikërisht ajo që duhej! Aktualisht na mbetet vetëm të presim nëse kjo lëvizje do të konkretizohet

Advertisement
Loading...