Insulinë natyrale? Programi i plotë i bimëve që ju furnizojnë

Cilët janë plotësuesit ushqimorë që i duhen një të sëmuri me diabet. Terapia me bimë mjekësore dhe me kombinime lëngjesh nga perimet

Një regjim i duhur pengon ose të vonon fillimin e diabetit.

Për këtë duhet: dietë e përzgjedhur, rritja e cilësisë ushqimore, ulja e stresit, si dhe ushtrimet fizike.

Po cila është dieta e duhur për diabetikët?

Është ajo që mbron, redukton, por në disa raste edhe shëron problemet me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët.

Sidomos, për veshkat kjo dietë i shpëton ato nga dështimi deri në 80 përqind.

Gjatë ndjekjes së dietës duhet të përdoren ndërkaq edhe bimët mjekësore, kombinimet e lëngjeve të perimeve, si dhe plotësuesit ushqimore.

USHQIMET DHE BIMËT QË DUHEN PËRFSHIRË NË DIETË

Për të ndihmuar trupin tuaj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak që të gjenerojë në mënyrë natyrale, duhet të zvogëloni konsumin e përgjithshëm të karbohidrateve, duke zëvendësuar karbohidratet e thjeshta me ushqime karbohidrate komplekse.

– Kjo do të thotë të përdorni drithëra të plota (të parafinuara), fasule, bishtajore, perime të freskëta dhe të pasura me fibra.

Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë, në vend të tre vakteve tradicionale të mëdha, mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e shpimeve të shpeshta për të marrë insulinën pasi të hahet.

– Përveç kësaj, një ushqim vegjetarian i pasur në perime organike dhe drithëra të plota komplekse, së bashku me konsumin e vogël të frutave që përmbajnë fara apo bërthamë, në vend të lëngut të frutave, është gjetur gjithashtu të jetë e dobishme për shumë njerëz që vuajnë nga diabeti Tipi II.

– Bima artichoke (argjinare) është një tjetër ushqim që mund të ndihmojnë diabetikët për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Një dietë e pasur me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokado, arra, fara, ullinj ekstra të virgjër, gjalpi i arrës së kokosit të gjallë dhe vaji i farave të lirit, ju ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e nivelit dhe në normalizimin e sheqerit në gjak.

Rritja e konsumimit të ujit të pastër, është gjithashtu e domosdoshme.

BIMËT QË DUHEN PËRFSHIRË NË DIETË

Shumë bimë kanë veti të rregullimit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye janë të dobishme në menaxhimin e niveleve të glukozës dhe diabetit jo insulin-vartës.

Prej bimëve që janë përdorur tradicionalisht përmendim: Kanella, majdanozi, hudhra, limoni, bima nenexhik (mendra), fara kopre, huereque (rrjedh nga rrënja e një kaktusi meksikan), boronica, pjepri i hidhur, hudhër, artichoke (argjinarja), gjethet e ullirit dhe xhensen.

Të gjitha këto, mund t’i bëni çaj ose t’i konsumoni si ushqim, në mënyra të ndryshme.

TERAPIA ME LËNGJE PERIMESH

Kombinimet e lëngjeve të dobishme për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak përfshijnë një larmi të perimeve.

– Kombinimi i selino + kastravec + majdanoz + fasule bishtajë + lakërishtë = është një kombinim i shkëlqyer.

Provo ndonjë nga kombinimet e mëposhtme, madje eksperimento edhe vetë, duke pasur parsysh që kryesore është që të përdorësh kryesisht perime, dhe të përdorësh vetëm sasi minimale të karrotave ose mollëve për të ëmbëltuar lëngun tuaj.

– Provo kombinimet në vijim:

-Selino + majdanoz + spinaq.
– Marule + spinaq + dy karrota.
– Kastravec + selino + majdanoz +kanellë.
Pini një gotë me ndonjë nga kombinimet e mësipërme një apo dy herë në ditë.

Shijojini si një meze të lehtë në mes të ditës, apo me një pjesë të vogël të bajameve të njoma.

PLOTËSUESIT USHQIMORË PËR MENAXHIMIN E GLUKOZËS DHE INSULINËS

Plotësuesit më të rëndësishëm ushqimorë për menaxhimin e glukozës dhe të niveleve të insulinës përfshijnë vitaminën C, vitamina B-kompleks, dhe vitaminë E.

Prej mineraleve: magnezi, kromi, dhe zinku.

Gjithashtu të dobishme janë:

Vitamina B6, biotin, kalium, acidet yndyrore esenciale, vaji i farës së lirit, dhe vanadium, apo sulfate vanadyl.

Prej plotësueve të tjera të dobishme janë gjithashtu:

acidi alfa-lipoic, Q10 coenzyme (CoQ10), amino acid complex, enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit të tilla si: protease, amylase, dhe lipase, si dhe enzimat pankreatike.

Limon dhe selino, nëse jeni diabetik me hipertension
Hipertensioni dhe diabeti janë shpesh dy sëmundje që shkojnë dorë për dorë, ndaj duhet shkuar drejt një kure sa më natyrale për të dyja sëmundjet.

Ja çfarë sugjerojnë mjekët herbalistë…

PËRBËRËS:

300 gr selino,

6 limonë

UDHËZIME:

Lajeni selinonë mirë, prejeni atë dhe hidheni në një tenxhere.

Shtoni edhe lëngun e 6 limonëve dhe pak ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ziejë në temperaturë të ulët dhe më pas largojeni tenxheren nga zjarri.

Pasi përzierja është ftohur, transferojeni atë në një kavanoz qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Konsumoni 1 lugë gjelle nga përzierja para se të hani mëngjes.

Kjo do të jetë e mjaftueshme për 2 muaj, dhe më pas niveli i sheqerit në gjak do të normalizohet.

ALOE VERA, 2 mënyra përdorimi antidiabetike
Aloe Vera është një bimë në familjen e kaktusit dhe fletët e saj kanë një përmbajtje të tejdukeshme xhelatinoze të pasur në vlera ushqimore dhe me benefite shëndetësore.

Studimet kanë vënë re se ndihmon shumë tek personat me diabet, pasi ka efekte mbi normalizimin e sheqerit në gjak dhe të nivelit të yndyrnave në gjak.

Efekti hipoglicemik i Aloe Verës është vënë re që është i dobishëm te të dy llojet e diabetit, si te ai insulinë vartës dhe te ai jo insulinë vartës.

Kombinimi i Aloe Verës me tumerik ka efekte edhe më të fuqishme për diabetikët, duke ndihmuar trupin në tërësi me fuqinë antioksiduese shumë të lartë.

MËNYRA PËRDORIMI TË ALOE VERËS PËR DIABETIN

Merrni 1 lugë gjelle nga xheli i Aloe Verës, 1 lugë gjelle tumerik (shafrani i Indisë) dhe shtojini pak ujë.

Përzierjen pijeni në mëngjes.

Gjithashtu shtoni 2 ose 3 lugë gjelle nga xheli i Aloe Verës në smoothie me shumë perime (spinaq, selino, karotë, kastravec) dhe me pak fruta për të rregulluar shijen (mollë jeshile, kivi).

Advertisement
Loading...