Ja pse duhet të shqetësoheni nëse keni gjithmonë etje për ujë

Etja e tepërt ose e vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për ujë.

Ajo mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Çfarë është etja intensive
Etja intensive dhe e vazhdueshme që nuk shuhet edhe pas pirjes së bollshme të lëngjeve njihet ndryshe si polydipsia.

Ajo mund të shkaktojë mjegullim të shikimit dhe plogështi.

Ajo mund të shkaktohet nga prania e një sëmundjeje, diarea, gjakderdhja, konsumi i ushqimeve të kripura e pikante, të vjellat dhe aktiviteti i tepërt fizik.

Konsumi i medikamenteve të ndryshme siç është litiumi apo diuretikët shkaktojnë etje të tepërt.

Duhanpirja, kafeina, mungesa e vitaminave, stresi, problemet me veshkat, zemrën ose mëlçinë gjithashtu shkaktojnë etje të vazhdueshme.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e neglizhoni një vizitë te mjeku kur keni etje të tepërt.

Trajtimet e duhura të etjes së vazhdueshme
Ekspertët thonë se nëse etja e vazhdueshme është nevojë natyrale për lëngje, ajo mund të trajtohet edhe duke ngrënë ushqime hidratuese gjatë ditës.

Mënyra më e mirë për të dalluar nëse trupi ka lëngje të mjaftueshme është ngjyra e urinës.

Nëse ngjyra është e errët atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë lëngje.

Ushqimet e pasura me ujë
Për të shuar etjen ju mund të konsumoni më shumë prej ushqimeve të mëposhtme:

Selino,

Shalqi,

Domate,

Agrume,

Fruta pylli,

Kastravec,

Speca,

Spinaq.

Kur duhet të konsultoheni me një mjek
Ekspertët paralajmërojnë se konsulta me një mjek është e nevojshme në rastet kur:

Etja juaj nuk shuhet pavarësisht se keni pirë shumë ujë apo lëngje;

Shikimi juaj është i mjegulluar, urita është e madhe dhe keni lëndime në lëkurë;

Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të plogësht;

Nevojat ditore për ujë dhe lëngje
Sasia e rekomanduar ditore e ujit është rreth 8-10 gota për meshkujt dhe 6-8 gota për femrat.

Megjithatë nëse ndjeni se jeni të hidratuar dhe e shuani etjen me më pak ujë nuk është e nevojshme ta teproni.

Këto nevoja janë më të mëdha në rast se keni kryer aktivitet të fortë fizik ose jeni të dehidratuar.

Advertisement
Loading...