Johny Deep shpallet fajtor për dhunë ndaj ish gruas së tij

Johnny Deep ka humbur betejën ligjore me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard pas vitesh përpjekje. Ditën e sotme u mor vendimi që ndiqej me vëmendje mediatike, por jo vetëm prej muajsh. Gjykata d nxorri aktorin fajtor për akuzat e dhunës së vazhdueshme ndaj Amber, në periudhën kohore kur çifti i njohur ishin të martuar.

Sipas gjyqatarëve, Deep doli fajtor dukshëm nga provat dhe regjistrimet e telefonatave, apo fotot e ish-bashkëshortes, ku shiheshin shenjat e dhunës.

Kujtojmë se ylli i Piratëve të Karaibeve ka humbur edhe rolin e tij më të njohur për shkak të problemeve ligjore. Aktori humbi betejën edhe përballë kryeredaktorit të ‘The Sun’, ndaj të cilit pati ngritur një padi më herët për nxjerrje të lajmeve fallco rreth së njëjtës çështje.

Pritet që Deep dhe avokatët e tij të apelojnë vendimin.

Advertisement
Loading...