Këngëtarja me 24 vetura që nuk mund ta përdorë asnjëren: Kjo është arsyeja

Cardi B, një ndër reperet më të njohura në botë, gëzon një koleksion me 24 makina super luksoze në shtëpinë e saj.

Në disa video ku tregonte garazhet, Cardi i habitit të gjithë kur tha se makinat nuk i përdor, dhe nuk i ka përdorur asnjëherë pasi nuk ka një patentë, dhe duke u nisur nga aftësitë e saj në timon, s’ia merr mendja se ka për ta marrë ndonjëherë.

E pyetur se për ç’arsye ajo vazhdon të investojë në makina, kur as nuk mundet ti përdorë ato, reperja ka habitur me përgjigjen:

“Për të bërë foto me to, natyrisht!”

Pasioni i saj për makina të shtrenjta u theksua kur u martua me Offset, një koleksionues i tyre. Çifti i dhuron shpesh njëri-tjetrit makina miliona dollarëshe, madje kanë arritur deri në atë pikë sa morën versionet “His&Hers” të makinës Lamborghini Aventador.

Koleksioni i reperes dominohet nga prodhime italine, por përmban edhe SUV luksoze, makina garash, automjete grand tour dhe kabriole elegante nga Gjermania.

Advertisement
Loading...