
Me shume se 1 milion amerikan pësojnë sulme ne zemër çdo vit. Yndyrat, kalciumi, proteinat dhe qelizat inflamatore ndërtohen brenda arterieve për të formuar trombe të madhësive të ndryshme.
Depozitat e trombëve janë të forta në pjesën e jashtme dhe të buta ne pjesën e brendshme. Kur trombi është i forte, pjesa e jashtme plasaritet (plasja e trombit), trombocitet (grimcat në formë disku në gjak që ndihmojnë koagulimin) afrohen ne zone, dhe gjaku kuagullon rreth trombit. Nëse një tromb i gjakut bllokon totalisht arterien, muskujt e zemrës bëhen “të uritur” për oksigjen.
Brenda një kohe të shkurtër ndodh vdekja e qelizave të muskujve të zemrës, duke shkaktuar dëme të përhershme. Por, ka edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë ndaljen e te rrahurave te zemrës dhe më shpesh janë: pirja e duhanit, obeziteti, nivele të larta të kolesterolit dhe zakone jo të shëndetshme jetese. Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt janë më të prekshëm nga sulmet në zemër se sa gratë.
5 sinjalet që dërgon trupi një muaj para sulmit në zemër janë:
1.Dhimbje gjoksi
2.Dhimbje shpine
3.Dhimbje në krahun e majtë
4.Veshtiresi ne frymëmarrje
5.Lodhje






























