Kjo çokollatë me avokado është ëmbëlsira me dy superushqimet më të shëndetshme

Shkencëtarët kohët e fundit kanë raportuar në një studim se duhet të konsumojmë më shumë avokado në dietën tonë. Ky është një lajm i mirë, sepse, nuk ka kufi për dashurinë tonë ndaj këtij fruti të shijshëm. Dhe tani, kompania ‘Compartes Chocolatier’ me bazë në Los Angeles e ka bërë më të lehtë (dhe më të shijshme nga sa mund të na e merrte mendja se ishte e mundur) duke krijuar ëmbëlsirën më të mirë pas darkës të ëndrrave tona: çokollatë me avokado.

Për të krijuar këtë shije të re, ata kombinuan ëmbëlsinë e çokollatës së bardhë dhe avokadon. (Ne nuk mund të premtojmë se shtimi i avokados e bën çokollatën më të shëndetshme, por janë dy prej superushqimeve tona të preferuara në një paketë të bukur!)

Kjo çokollatë është në dispozicion tani në Boutique Compartés Los Angeles, por mund ta porosisni edhe nëpërmjet dyqanit online. Ata kanë gjithashtu edhe çokollata të tjera me superushqime si kale, matcha, quinoa dhe boronicë.

Advertisement
Loading...