
Një bashkëpunim i shkencëtarëve të Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe të Universitetit Kanadez të McMasterit në realizimin e një studimi të ri ka treguar se stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat e sistemit imun të organizmit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Studimi i publikuar në revistën “American Journal of Pathology” pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallën e problemit, duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjë që çon në shfaqjen e infeksioneve në vend që ta mbrojë lëkurën.
Lëkura paraqet barrierën e parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive, me ç’rast mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës.