
Azotemia është një bllokim i menjëhershëm apo gradual i daljes jashtë të urinës. Shkakton helmim të gjakut dhe si rrjedhojë helmohet i gjithë organizmi.
Shkaqet e bllokimit të urinës janë të shumta: pakësim i gjakut që shkakton në veshka: trauma, nefritet, helmime, tumore, hipertrofi të prostatës apo gurë në veshka.
Shenjat e kësaj janë vështirësi në frymëmarrje, rrahje të zemrës, buzë të mavijosura, pagjumësi, çrregullime të pamjes, të vjella, diare, fryma mban aromë të keqe, tkurrje muskujsh, gjendje kome.
Merrni 20 lugë gjelle me bimë të përbëra nga 5 lugë me gjethe të njoma ose të thata gorice, gjethe delli e kolmuthi dhe 15 lugë gjethe me hisëll. Hidheni në 3 litra ujë të porsa zier. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer. Pihet 1 filxhan 6 herë në ditë, derisa të mbarohet.
24 lugë gjethe njëmijëfletëshi i hidhni në 3 litra verë dhe zihet për 5-10 min. Ena lihet në qetësi për 20-30 min, pastaj kullohet. Pihet 1 filxhan 3 herë në ditë për 3 javë rresht.