Prindër kujdes – Ushqimet e fëmijëve përmbajnë kemikale toksike, ja çfarë duhet të bëni…

Ekspertët e ushqimit bëjnë të ditur se ushqimet për fëmijë përmbajnë të paktën një kemikal toksik.

Ekspertët i këshillojnë prindërit që mos t’i ushqejnë fëmijët e tyre me produkte të orizit.

Sipas  hulumtimeve të fundit ushqimet e fëmijëve kanë gjithnjë e më tepër përmbajtje toksike.

168 ushqime për fëmijë janë testuar në Amerikë dhe 95 përqind prej tyre përmbajnë toksina kimike si arseni dhe merkuri.

Ushqimet për fëmijë nga orizi përmbajnë nivele të larta të arsenit, kjo pasiqë orizi njihet si absobues i arsenit që nga mbjellja e tij.

Ekspertët rekomandojnë ushqimet e fëmijëve nga orizi, të zëvendësohen me ato nga tërshëra.

Duke bërë ndryshime të tilla kemikalet e pranishme në ushqimin e fëmijëve mund të reduktohen deri në 80 përqind.

Cilat janë ushqimet më të mira për fëmijët? 

Alteranativat më të mira do të ishin ushqimet pa përmbajtje të orizit, si dhe të ushqyerit e fëmijëve me më shumë perime.

Megjithatë ekspertët rekomandojnë që fëmijët mos t’i ushqeni me perime me rrënjë si karrota dhe rrepa e kuqe, pasiqë këto perime njihen për përmbajtjen e lartë të pesticideve.

 

 

Advertisement
Loading...