
Nuk ka gjë më të kënaqshme e relaksuese sesa një gjumë i mirë, megjithatë ka shumë gjëra të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit tuaj. Duke filluar nga ajo çfarë hani e deri te koha kur pini kafenë e fundit, çdo gjë ka ndikim në gjumë, duke përfshirë edhe karrierën.
Sipas hulumtimeve nga ‘Hillarys’, sasia mesatare e gjumit që bëni brenda një nate varet shumë nga puna që keni, ku punëtorët e mjekësisë pushojnë më pak (mesatarisht vetëm 4 orë e 15 minuta), ndërkaq ata që merren me industrinë e flokëve dhe bukurisë bëjnë dyfishin e gjumit (një mesatare prej 9 orëve e 40 minuta në natë).
Në këtë anketim, rreth 5,000 britanikë janë nëse mendojnë se po flenë mjaftueshëm, ku vetëm 11% prej tyre janë përgjigjur me “PO”. Pjesa e mbetur, pra 89%, besojnë se flenë më pak se sa u nevojitet. Sidoqoftë, hulumtuesit i kanë pyetur dhe për punën që bëjnë dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes karrierës dhe sasisë së gjumit.
Sipas tyre, punëtorët e këtyre pesë industrive priren të flenë më pak:
Punëtorët e shëndetësisë – 4 orë e 15 minuta
Mbrojtësit e rendit dhe ligjit – 4 orë e 30 minuta
Mësuesit – 4 orë e 35 minuta
Gazetarët – 4 orë e 50 minuta
Industria e turizmit – 5 orë
Ndërkaq, këto janë pesë industritë ku duhet të punoni nëse dëshironi të flini sa më shumë:
Industria e flokëve dhe bukurisë – 9 orë e 40 minuta
Telemarketing – 8 orë e 45 minuta
Sigurim – 8 orë e 20 minuta
Tekstil – 8 orë e 15 minuta
Ndërtimtari – 8 orë e 10 minuta.
Të gjithë të anketuarit kanë thënë se stresi dhe konsumimi i lartë i kafeinës janë ndër faktorët kryesorë që i mbajnë zgjuar gjatë natës.






























