Vera e bardhë ndihmon kundër problemeve me veshkat

Një konsum i moderuar i verës së bardhë mund të jetë një ndihmë shumë e mirë për gjithë ata persona që vuajnë nga infeksioni në veshka dhe kanë probleme kronike.

Ky fakt konfirmohet nga një studim italian i Universitetit të Milanos, i publikuar në revistën shkencore “Blood Purification”, sipas të cilit ky efekt bëhet më i madh nëse krahas verës konsumohet edhe vaj ulliri.

Studimi u mbështet te dhjetë pacientë me probleme kronike në veshka përballë dhjetë personave të tjerë të shëndetshëm. Ata pacientë të cilët pinin zakonisht verë të kuqe u është kërkuar që ta zëvendësonin me të bardhën, por gjatë gjithë kohës nën monitorimin e mjekëve.

Për 15 ditë me radhë ata pinë verë të bardhë mesatarisht dy gota në ditë, të alternuar me konsumin e vajit të ullirit të cilësisë së mirë. Kjo bëri që të ketë ulje të parametrave inflamatorë IL6 dhe PCR në masën 40 për qind në pesëmbëdhjetë ditë trajtim.

Advertisement
Loading...