Kujdes, shënohet rasti i parë ku një i ri humb dëgjimin e shkimin shkaku i ‘fast food’

Një i ri besohet se ka humbur shikimin dhe dëgjimin për shkak të përdorimit të tepërt të ushqimeve të shpejta, shkruan The Telegraph.

17-vjeçari ka aplikuar një dietë që përmban patatina, bukë të bardhë dhe mish të procesuar për një dekadë. Kjo dietë rezulton në një deficiencë ekstreme të vitaminave. Kjo deficiencë i ka shkaktuar 17- vjeçarit zhvillimin e një çrregullimi të quajtur NON- nutritional optic neuropathy.

Kjo gjendje zakonisht i prekë të rinjtë, të cilët ushqehen me ushqim të pashëndetshëm dhe kanë mungesë të madhe të vitaminave dhe mineraleve në organizëm. Ky çrregullim shkakton dëmtimin e nervit optik, i cili çon në dobësim të shikimit dhe nëse nuk trajtohet mund të çoj deri në verbërim.

Krahas këtyre simptomave mungesa e tepërt e vitaminave, mund të çoj edhe në humbje të dëgjimit si dhe dobësim të eshtrave dhe të shqisës se shijës.

Sipas Deniz Atan, mjeku që ka trajtuar rastin, fatkeqësisht njerëzit ende nuk janë të vetëdijshëm për lidhshmërinë në mes të ushqimit të pashëndetshëm dhe humbjes së shikimit.

Sipas raporteve, njerëzit në Britaninë e Madhe janë përdoruesit më të mëdhenj të ushqimeve të shpejta në Evropë.

Advertisement
Loading...