Shëroni dhimbjen e shpinës, duke përzier vajin e ullirit me këtë përbërës

Stili i jetës, mungesa e aktiviteteve si dhe përdorimi i shumë ushqime të pashëndetshme, janë vetëm disa nga faktorët, që ndikojnë në shkaktimin e dhimbjes së shpinës dhe eshtrave në përgjithësi.

Përdorimi i medikamenteve, për të qetësuar dhe trajtuar dhimbjen nuk është i këshillueshëm, për shkak të efekteve anësore që ato kanë, prandaj gjetja e metodave sa më natyrale për trajtimin e këtij problemi është shumë e nevojshme.

Efektet anësore që këto medikamente mund të kenë e prekin mëlçinë dhe lukthin, si dhe mund të shkaktojnë shumë infeksione të rrezikshme.

Nga ana tjetër, ekzistojnë disa metoda natyrale, të cilat e lehtësojnë dhimbjen si dhe nuk kanë efekte anësore të padëshirueshme.

Përzierja e fundit, që është përhapur në përmasa të mëdha është vaji dhe kripa. Kjo përzierje thuhet se e lehtëson dhimbjen duke u bazuar në vlerat ushqyese që këta dy përbërës kanë.

Vaji i ullirit është i pasur me polifenole, që njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore si dhe anti-oksidante.Ky vaj gjithashtu rregullon qarkullimin e gjakut si dhe i mbanë organet më të shëndetshme.

Nga ana tjetër, kripa e detit dihet se përmban sasi të lartë të magnezit, duke forcuar kështu indet dhe eshtrat. Prania e mineraleve, mundëson forcimin e sistemit imunitar si dhe lehtësimin e dhimbjes së muskujve dhe eshtrave.

Kjo përzierje vendoset direkt në vendin ku jeni duke përjetuar dhimbje, si dhe bëhet masazhimi i atij regjioni për 10 deri në 20 minuta për 10 ditë me radhë. Rezultatet do të jenë afatgjate si dhe do t’i vëreni vetëm pas disa ditëve.

Advertisement
Loading...