Një test i thjeshtë për ta kontrolluar shëndetin e trurit tuaj

Sipas shkencëtarëve ne mund ta kontrollojmë shëndetin e trurit tonë me një test të thjeshtë. Me këtë test mund të zbulojmë gjasat që ne të kemi një sulm në tru.

Hulumtues nga Univeriziteti i Tokios kanë punuar me një grup prej 1.300 njerëzve me moshë  mesatare 68-vjeçare. Shkencëtarët kanë kërkuar nga pjesëmarrësit të qëndrojnë me një këmbë në këmbë dhe me sy të hapur.

Nga studimi është zbuluar se personat që kanë pasur vështirësi ta mbajnë balancin e tyre për 20 sekonda, kanë pasur rezultate më të këqija sa i përket funksionimit të trurit. Mes tyre ka pasur persona me probleme në qarkullimin e gjakut, që shton gjasat e tyre për të përjetuar sulm në tru.

Shkencëtarët sugjerojnë që të qëndroni në këmbë me njërën këmbë dhe me sy të hapur për ta testuar shëndetin e trurit tuaj.

 

 

 

 

 

Advertisement
Loading...