Valdrin Sahiti rrëfen si ia doli që Beyonce të vishte fustanin e tij: Ishte surprizë edhe për mua (FOTO)

Beyonce u shfaq në pre-Grammy me një fustan të kuq sexy që e bëri gjithë botën të fliste për të. Fustani i dizenjuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti bëri xhiron e mediave. Por, me sa duket, kjo nuk ka qenë një surprizë vetëm për ne, por edhe për vetë Valdrinin. Në një intervistë për emisionin “Nin”, stilisti ka folur për herë të parë për këtë arritje kaq të madhe.

“Nuk e dija saktësisht se do vishte atë fustan, jo saktësisht datën. Ka qenë një surprizë e njëjtë si për mua dhe krejt publikun. Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë. Zakonisht këto kontaktet mes yjeve të ndryshme botërore janë zyrtare, qëndrojnë brenda kontakteve me email të departamentit tonë të marketingut. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale, në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshme, zgjedhin gjëra të ndryshme,”- u shpreh Valdrini.

Në fakt, për Beyonce-n janë diskutuar disa veshje, por me sa duket fustanit të kuq nuk i rezistoi dot. Dhe bëri shumë mirë!

Në fakt, për Beyonce-n janë diskutuar disa veshje, por me sa duket fustanit të kuq nuk i rezistoi dot. Dhe bëri shumë mirë!

“Janë vetë ata që na kontaktojnë dhe pastaj me anë të asistentëve të ndryshëm. Janë diskutuar disa veshje, jo vetëm fustani i kuq. Ka disa ide që jo gjithnjë dalin mirë në trupa të ndryshëm për të cilat ne e bëjmë një farë verifikimi të cilësisë dhe ideve. Gjithmonë kam besuar në ëndrra dhe vizione. Unë jam një përkrahës i flaktë i faktit se arti nuk ka kufi, pavarësisht moshës apo vendeve. Rrjetet sociale i ka bërë gjërat më të prekshme dhe të afërta”- rrëfeu ai gjatë bisedës në studio.

Po ashtu, ai sqaroi edhe deklaratën e Elvana Gjatës, e cila duke iu drejtuar Valdrinit, shkroi mbi një foto të Beyonce-s:

“Ka tre vjet që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot, më në fund, Beyonce shkëlqen me ty…”

“Kemi tre vite që kemi ngritur një departament që merret me klasifikimin dhe kërkesa të ndryshme nga e gjithë bota që vijnë për bashkëpunime brenda firmës sonë. Një nga këto bashkëpunime ishte edhe ekipi i Beyonce. Ka shumë ekipe të ndryshme qe jemi në bisedime për marrëveshje bashkëpunimi. Elvana e ka idhull pafund Beyonce-n dhe është gëzuar shumë,” -sqaroi Valdrini.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë.

Advertisement
Loading...