Studimi amerikan, sa herë është normale të bëhet se*ks

Ka plot njerëz, më së shumti meshkuj, që i ha meraku se sa herë duhet të bëjnë seks gjatë një muaji dhe nëse aq sa vetë bëjnë, a është e mjaftueshme sipas moshës që kanë.

Kjo dilemë është vënë në qendër të një studimi që realizuan seksologët në Institutin Kinsey të Seksit, Riprodhimit dhe Gjinisë në universitetin e Indiana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata kanë studiuar me detaje moshat e partnerëve dhe kanë ndarë fashat moshore që i korrespondojnë një numri të pranueshëm dhe normal të akteve seksuale.

Seksologët hulumtues, pranojnë se moshat nga 18 deri 25 vjeç kanë një intensitet seksual të lartë që mund të shkojë jo më pak se dy herë në javë nëse janë në lidhje të rregullta intime.

Midis moshës 25 deri 30 vjeç, dy herë në javë janë normale ose rreth 104 herë në vit.

Me të kaluar të tridhjetat, partnerët e kësaj moshe duhet të mjaftohen me deri 86 herë në vit ose diçka më shumë se një herë në javë.

Mosha 39 vjeç deri 49 vjeç, sipas vrojtimit tek 1670 meshkuj amerikanë të kësaj moshe, i korrespondon një herë në dhjetë ditë normalisht pa përjashtuar çdo shifër tjetër më të ulët ose më të lartë deri në 60 herë në vit.

Advertisement
Loading...