Zgjidhni një pëllumb dhe merrni një mesazh paqeje

Pëllumbat lidhen me dëshirat dhe lajmet e mira. Ata na japin një ndjenjë qetësie dhe shprese dhe na ndihmojnë ta shikojmë jetën me sy tjetër. Zgjidhni pëllumbin që ju pëlqen më shumë dhe pastaj lexoni mesazhin tuaj.

Nëse keni zgjedhur pëllumbin nr. 1

Ju jeni një person shumë i mençur dhe keni një rezervë të madhe të forcës së brendshme. Situatat që duket se janë shumë të vështira për njerëzit e tjerë, do të jenë shumë më të lehta për ju, sepse ju jeni të rrethuar nga energji pozitive që do t’ju çojë në rrugën e duhur.

Të gjitha vuajtjet, frikërat dhe problemet tuaja do të largohen së shpejti nga ju. Ju jeni një krijesë e pajisur me një frymëzim të madh, së shpejti çdo frikë e juaja do të kthehet në forcë për të arritur gjithçka për të cilën keni luftuar deri më sot.

Nëse keni zgjedhur pëllumbin nr. 2

Një nga cilësitë tuaja më të mëdha është përulësia. Në ditët e sotme njerëzit janë më të shqetësuar për të parë atë që bëjnë njerëzit e tjerë dhe jo për atë që ata vetë bëjnë. Ju do të sillni energji pozitive dhe dashuri për njerëzit pranë jush, kjo do t’ju bëjë të kuptoni se ka kaq shumë njerëz zemër mirë, të cilëve mund t’u besoni. Ju keni një dhuratë të veçantë për t’i dhënë të tjerëve gëzim, frymëzim dhe dashuri. Kjo është një dhuratë e veçantë që ju është dhënë që kur keni lindur dhe do t’ju ndihmojë ta bëni botën një vend më të mirë.

Kur hasni vështirësi, gjithmonë mendoni për veten si student i jetës dhe i universit. Ju nuk do t’i keni gjithnjë përgjigjet, por gjithmonë do të përballeni me situata që do t’ju mësojnë gjithçka që ju duhet të dini për t’u bërë një njeri i mençur dhe më i gjallë!

Nëse keni zgjedhur pëllumbin nr. 3

Dhurata juaj është mirësia e madhe që keni në zemrën tuaj. Thuhet se njerëzit e mirë bëjnë mirë dhe nuk presin asgjë në këmbim. Ju e dini se misioni juaj në këtë jetë do të jetë një fener për të gjithë ata që humbën dhe t’i ndihmoni ata të ndjekin një rrugë të mirë! Njerëzit rreth jush e dinë se mund t’ju besojnë, sepse këshilla juaj nuk është kurrë e parëndësishme.

Advertisement
Loading...