
Keni kujdes ku e mbushni telefonin tuaj: Hakerët tani mund të hyjnë në celularin tuaj dhe të vjedhin të dhënat tuaja duke përdorur një kabllo të rreme me Wi-Fi.
Një haker ka krijuar një mënyrë për të kontrolluar telefonin inteligjent të një personi – përmes kabllove të tyre të karikimit. Personi anonim,, i cili punon në Verizon Media dhe në Twitter gjendet si: @_MG_, krijoi mjetin për të nxjerrë në pah rreziqet e jashtëzakonshme të sigurisë që rrethojnë teknologjinë moderne.
Për ta bërë këtë, ai mori një kabllo standarde USB Lightning të Apple dhe e kamufloi atë me një pjesë të vogël, gati të padukshme me Wi-Fi.Kjo u lejon palëve të tjera të hyjnë në pajisjen e përmendur dhe, potencialisht, të shkatërrojnë duke dërguar faqe që marrin kodet e ndryshme apo fjalëkalimet në ekranin e viktimës.
Duket si një kabllo normale dhe legjitime dhe funksionon në të njëjtën mënyrë. As kompjuteri juaj nuk do të vërë re një ndryshim. Derisa unë, të marr në kontroll telefonin tuaj përmes kësaj kabllo.’’
Ai zbuloi projektin e tij në konferencën vjetore të hakerave Def Con në Las Vegas, Nevada, në fillim të këtij muaji – duke shpjeguar se ai harxhoi mijëra dollarë në proces, me secilën kabllo që merr katër orë për të bërë.Edhe pse ky testim ishte e përqendruar në një produkt të Apple, ‘MG’ paralajmëron që këto pajisje më Wi-Fi janë mjaft të vogla për t’u përdorur në pajisje shtesë të lëshuara nga praktikisht çdo markë tjetër smartphone.






























