Si ta bëni që historia juaj në Google Chrome të fshihet automatikisht (FOTO)

Google Chrome është njëri nga brauserat më të përdorur në ditët e sotme.

Për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit, Google ruan shumë informacione si videot e shikuara në Youtube, lokacionin etj.

Për shkak të ligjeve të reja rreth privatësisë në Bashkimin Europian, Google ka vendosur që përdoruesve t’i jep më tepër kontroll mbi informacionet e tyre.

Google ka njoftuar se nga ky muaj do t’ia mundësojë përdoruesve një opsion të ri nëpërmjet të cilit informacionet e përdoruesve do të fshihen automatikisht.

Udhëzimet

Koha e nevojshme: 3 minuta

  1. Hapeni faqen Web & App Activity  (Kyçuni me llogarinë e Google të cilën e përdorni nëpërmjet këtij linku).

2. Gjejeni tastierën „Choose to delete automatically“.

3. Zgjedhni njërin nga opsionet dhe klikoni „Next“

-Opsioni i parë ju mundëson që të dhënat të fshihen automatikisht

-Opsioni i dytë ju mundëson që të dhënat të fshihen njëherë në 18 muaj

-Opsioni i tretë ju mundëson që të dhënat të fshihen njëherë në 3 muaj

4. Kontrollojeni se cilat informacione do të fshihen

Google e cek se cilat informacione do të fshihen menjëherë dhe cilat pas 3 muajve apo 18 muajve.

5. Konfirmojeni duke klikuar „Confirm“

Google nga tani e tutje do t’i fshijë informacionet në varësi të opsioneve që ju keni zgjedhur.

 

 

Advertisement
Loading...