Për shkak të hijes shoferi nuk i pa rosat të cilat po e kalonin rrugën, mirëpo autopiloti i Teslas e ndryshoi kahjen dhe i shpëtoi jetën rosave.
Në rrjetet sociale është bërë virale një tjetër video me autopilotin e makinës Tesla.
Autopilotët në makina nuk janë bërë që ta drejtojnë makinën vetë, por shërbejnë si asistues gjatë ngasjes së makinës.
Policia dhe kompanitë automobilistike kanë paralajmëruar që ngasësit e veturës të jenë të vëmendshëm edhe kur autopilotët janë të aktivizuar.
Mirëpo deri më tani autopilotët po tregohen mjaftë të saktë. Një situatë në Zelandën e Re e dëshmon mjaftë mirë këtë.
Një shofer për shkak të hijes nuk vëren rosat duke kaluar rrugën, ndërsa autopiloti ndërron kahje dhe i shpëton rosave jetën.
Shikojeni edhe vetë…
Advertisement
Loading...