
Ditëve të fundit në mbarë botën përdoruesit e aplikacionit Viber kanë marrë një mesazh jo të zakonshëm.
Disa përdorues kanë pranuar mesazh nga një numër i dyshimtë +79183301602, ku shkruan se ata janë fitues në kuadër të fondit internacional të viberit.
Në mesazh shkruan se kanë fituar 500000 dollarë dhe për të marrë paratë do të duhet të jepni emailin tuaj ku do të merrni detaje më të hollësishme.
Bëhet fjalë për një tjetër mashtrim dhe duhet të keni kujdes që mos ti jepni informacionet tuaja. Qëllimi është marrja e informacioneve tuaja dhe keqpërdorim i tyre.
Viber nuk i dërgon përdoruesve emaile dhe nuk duhet të bini pre e këtyre mashtrimeve.
Në rast se merrni një mesazh të tillë, bëjeni bllok dhe raportojeni.
Advertisement
Loading...